14/04/2024

Janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e para të play-offit, për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.

Ukraina, Greqia, Islanda, Uellsi, Polonia dhe Gjeorgjia, do të kërkojnë biletën e fundit për Gjermani.

Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksenburgut, Ukraina mposhti me pëmbysje Bosnjën dhe Hercegovinën 2-1, Greqia fitoi bindshëm ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0, Polonia mposhti Estoninë me rezultat të thellë 5-1, Uellsi triumfoi 4-1 ndaj Finlandës, derisa me rezultat të njejtë Islanda fitoi në udhëtim ndaj Izraelit.

Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe tre pëballjet finale të play-offit, ku do të mësohet tre kombëtaret që sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Nga këto përballje, Uellsi do të ketë punë me Poloninë, Ukraina do të përballet me Islandën, kurse Gjeorgjia do të luaj ndaj Greqisë. Të tre këto ndeshje zhvillohen më dtaë 26 mars.