
The Ivory Coast soccer team, winner of the 2024 African Cup of Nations, poses with Ivory Coast President Alassane Ouattara at the Presidential Palace in Abidjan Tuesday, Feb. 13, 2024. (AP Photo/ Diomande Ble Blonde)
Pak ditë pas triumfit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Nigerisë, Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë, Alasane Ouattara u ka dhuruar lojtarëve të kombëtares nga një vilë si shpërblim. Në fakt, çdo lojtar ka marrë një shumë monetare prej 50 milionë frangash (76 mijë euro) nga presidenti, si dhe nga një vilë me vlerë të njëjtë.
Trajneri Emerse Fae, i cili drejtoi ekipin e Bregut të Fildishtë, pas dorëheqjes së Zhan-Luis Gaset, mori një bonus prej 100 milionë frangash (152,000 euro). Të gjithë lojtarëve dhe stafi teknik iu dha edhe titulli “Kalorës i Urdhrit Kombëtar”, nderimi më i lartë i Bregut të Fildishtë.
“Ju u keni sjellë lumturi të gjithë banorëve të Bregut të Fildishtë, bravo. Nuk mund ta imagjinoni se deri në çfarë mase keni arritur të bashkoni fildianët. Ne kemi treguar se një Breg i Fildishtë i bashkuar është i aftë për gjëra të mëdha”, tha presidenti Ouattara gjatë ceremonisë, në prani të të gjithë qeverisë.