Mbrëmë në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, ndodhi një aksident i rëndë. Një veturë “Seat Ibiza” u përplas me një shtyllë betoni. Shoferi, një 18-vjeçar nga Çegrani i Gostivarit, pësoi lëndime të rënda trupore dhe humbi jetën. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen.