Afro një milion e gjysmë njerëz, siç raporton Anadolu Agency, u mblodhën në Stamboll të shtunën në tubimin e madh për Palestinën, në aeroportin Ataturk.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje kombit të marrë pjesë në tubim për t’i “treguar botës vëllazërinë midis turqve dhe palestinezëve”.
Disa prej të pranishmëve mbanin në duar pankarta: “Ne jemi të gjithë palestinezë”, “T’i japim fund gjenocidit, le të jetojnë fëmijët” dhe “Bëhu zëri i fëmijëve palestinezë”.
Në të gjithë terrenin janë vendosur ekrane LED, në mënyrë që të pranishmit të mund të ndjekin takimin, si dhe masa të rrepta sigurie po zbatohen në zonën e takimit.
Në takim, përveç presidentit turk, morën pjesë edhe shumë zyrtarë të tjerë turq.