Daniel Alves u dënua këtë të enjte me 4 vjet e gjashtë muaj burg për sulm seksual. Dënimi i brazilianit, megjithatë, mund të ishte më I rëndë nëse nuk do të ishte për ndihmën e familjes së Neymarit në këtë proces.
Në dënimin e Dani Alves thuhet gjithashtu se ai do të duhet të kalojë pesë vjet shërbim prove të mbikëqyrur, i ndalohet kontakti me viktimën për 9 vjet dhe do të duhet t’i paguajë të dëmtuarës një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh dhe pikërisht këtu ndërhyri familja e Neymarit.
Sipas shtypit brazilian, shumën prej 150 mijë eurosh si dëmshpërblim e ka paguar familja e sulmuesit brazilian. Për më tepër, familja e Neymarit i ofroi Dani Alves shërbimet e Gustavo Xistos, një prej përfaqësuesve ligjorë të kompanive të babait të sulmuesit të Al Hilal.