8.8 C
Skopje

U mposhtën nga Palace, Hasenhult ia “faturon” humbjen Brojës: Nuk është më i njëjti lojtar

schedule22:15 – 30 Prill, 2022

Southampton u mposht nga Crystal Palace në Premier League, teksa kjo humbje mban skuadrën e Armando Brojës në kuotën e 40 pikëve.

Pas ndeshjes trajneri i “Shënjtorëve” Ralf Hasenhult është shprehur se skuadra e tij ditën e sotme nuk zhvilloi një lojë të mirë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua në këtë takim në minutën e 65-të, teksa nuk mundi të linte shenjë përballë Crystal Palace, teksa tekniku i Southampton duket se humbjen ia “faturon” Brojës, pasi 20-vjeçari nuk ka të njëjtën paraqitje si disa javë më parë.

“Mendoj se nuk kemi parë një ndeshje të mirë sot. Fitoi skuadra që kishte zëvendësues pak më të mirë. Më duhet ta them se unë pres më shumë nga ata që luajnë si zëvendësues. Kjo është ajo ku ndjejmë mangësi në këtë moment.

Broja nuk është më i njëjti lojtar që kemi parë javë apo muaj më parë. Dhe ky është ndryshimi në këtë moment. Është një situatë shumë, shumë e vështirë për t’u kapërdirë.

Por është një gjë e vërtetë që kur bëjmë një hap, ne dështojmë. Ka një arsye pse ndodh, ndoshta se nuk jemi të mirë mjaftueshëm. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë në të ardhmen”, tha Hasenhutl.