Ishin të shumta kritikat dhe kundërshtimet që morri kreu i ASH-së, Arben Taravari pas publikimit të qëndrimit se ASH-ja duhet bashkëpunoj me opozitën, edhe më interesant është fakti se ky vendim u kundërshtua nga kryesia e ngushtë e partisë së udhëhequr nga Taravari.
“Mbështetje” kreu i ASH-së morri nga një numër i vogël i opozitarëve, të cilëve vendimi u shkon për shtati.
Arsim Sinani është ndër të paktët njerëz që mbështeti publikisht qendrimin e Taravarit, por a thua vallë pse?
Aktivist e qytetarë nga Tetova ditë më parë kanë shpërndarë fotografi ku shifet i shkruar emri i Arsim Sinanit qê lidhet dhe flitet se i njëjti në muajin dhjetorë të 2023, është paguar nga Komuna e Tetovës dhe kryetari Bilall Kasami.
Duke mos dashur të bëjmë asnjë ndërlidhje, redaksia e indeks.mk, ka publikuar këtë informacion që neve si redaksi na ka arritur në adresën tonë, pa dashur që të njejtin ta ndërlidhë me aktualitetin politik.