Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi, shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi si dhe ministra dhe funksionerë të tjerë nga radhët e BDI-së qëndruan sot në komunën e Likovës për të mbikqyrur përfundimin realizimit të disa projekteve.
Grubi në Facebook shkruan se projektet e realizuara janë në interes të të gjithë qytetarëve, ndaj puna dhe përkushtimi i kësaj qeverie drejt realizimit të tyre flet vetë.
Statusi i plotë:
Pas fillimit të ndërtimit të shkollës së re fillore në Sellcë dhe të Qarkores në Tetovë, me Kryeministrin Talat Xhaferi vizituam sot komunën e Likovës, ku u mirëpritëm nga kryetari Erkan Arifi për të mbikëqyrur:
objektin e përfunduar të çerdhes së re në fshatin Mateç me hapësirë prej 560 metër katrorë, investim prej 960 mijë eurove që së shpejti do të vendoset në funksion
rikonstruimin e plotë të rrugës te penda e Likovës dhe
për të paralajmëruar ndërtimin e sallës së re sportive të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Llojan.
Puna flet për frymën progresive të qeverisjes sonë në shërbim të të gjithë qytetarëve!