-1.2 C
Skopje

U qëllua për vdekje nga Alec Baldwin, dalin pamjet nga momentet e fundit të kineastes


schedule16:41 – 26 Prill, 2022

Në media janë publikuar së fundmi pamjet që tregojnë momentet e fundit të kineastet Halina Hutchins ndërsa mjekët tentonin t’i shpëtonin jetën. 42-vjeçarja humbi jetën gjatë xhirimit të filmit “Rust” pasi u qëllua pa dashje nga aktori Alec Baldwin.

Një video e publikuar nga Mail Online tregon Halina-n të shtrirë në dyshemenë e një kishe ndërsa mjekët përpiqen të bëjnë ç’të munden për ta mbajtur në jetë.


Anëtarët e personelit paramjekësor mund të dëgjohen ndërsa i thonë “Halina qëndro me ne!” Megjithatë, kienastja duket se ishte pa ndjenja dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre. Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët – përfshirë Alec Baldwin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore.

Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një kamera trupore dje janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.

Sherifi tha në një deklaratë se hetimet janë në vazhdim pasi çështja mbetet e hapur. Po ashtu, ai ka shpjeguar se priten rezultatet e ekspertizës balistike dhe mjeko-ligjore të FBI-së, si dhe analiza e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së. /abcnews.al/