24/02/2024

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të mbërrijë në Lindjen e Mesme në turneun e tij të pestë në rajon që nga fillimi i tetorit.

Ai pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përpara udhëtimit të tij, Blinken kishte theksuar se situata humanitare në Gaza duhet të adresohet “urgjentisht”.

Grupet lokale dhe ndërkombëtare të ndihmës kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një armëpushim mes ndikimit shkatërrues të bombardimeve të Izraelit në enklavën e rrethuar palestineze.

Vizita e Blinken vjen pas sulmeve ajrore të SHBA-së kundër forcave të mbështetura nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen – pas një sulmi në një bazë amerikane në Jordani që kishte vrarë tre ushtarë amerikanë.

Ka gjithashtu raporte për një përçarje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu , i cili duket në mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e Gazës pas luftës.