09/12/2024

Qeveria e Ukrainës miratoi një rezolutë për zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Maqedoninë, të miratuar në tetor të vititi 2022. Sipas përfaqësuesit tregtar të Ukrainës, Taras Kaçka, kjo rezolutë do të mundësojë zbatimin e plotë të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Ukrainës dhe Maqedonisë, e ratifikuar në pranverë.

Do të mundësohet edhe ndryshimi i mekanizmit të doganimit të produkteve bujqësore dhe importimit të mallrave nga Maqedonia pa shpenzime në kuotën tarifore.

Një arritje e rëndësishme për Ukrainën në lidhje me marrëveshjen është aderimi i Maqedonisë në konventën rajonale “Pan-Euro-Med”, e cila përcakton rregulla identike për origjinën e mallrave dhe certifikatën për transportin e mallrave EUR.1. duke konfirmuar statusin e origjinës preferenciale të mallrave, shpjegoi Kaçka.