17.8 C
Skopje

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

Nga mesnata çmimi i benzinës do të lirohet për një denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për dy denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë ka vendosur që çmimi i vajit ekstra të lehtë mos të ndryshojë, ndërsa çmimi i mazutit do të ulet për 1,127 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRrE-së:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 82,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 80,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 78,50 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS – 51,335 (denarë/kg)