20/07/2024

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të tetorit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po bëhen përgatitjet e fundit mbi datën e saktë të vizitës, ndërsa theksoi se edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron ka shprehur dëshirë për të vizituar Maqedoninë e Veriut.

“Kryetarja e Komisionit Evropian do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se kjo do të ndodhë në fund të muajit, duke marrë parasysh se datat nuk mund t’i japë në emër të atyre që janë mysafir. Presidenti Macron shprehu dëshirë në disa raste publike që pjesë e vizitave të tij sigurisht që do të përfshihet edhe shteti ynë”, tha mes tjerash Kovaçevski.