03/10/2024

Dezinformatat dhe krizat janë të ndërvarura, ndërsa problemi është se njerëzit sot përballen me kaq shumë dezinformata, gjë që e bën të vështirë për ta të dallojnë se cilave burimemund t’u besojnë, shprehet në intervistën për MIA kryetarja e BE Disinfo Lab, Diana Valis.

Me Valis biseduam gjatë Konferencës vjetore të BE Disinfo Lab, një organizatë e pavarur jofitimprurëse që mbledh njohuri dhe ekspertizë për dezinformatat në Evropë, që sivjet u mbajt në Krakov. Mbi 400 profesionistë të renomuar nga e gjithë bota në fusha të ndryshme që lidhen me punën e mediave dhe luftën kundër propagandës dhe dezinformatave patën mundësinë të debatojnë për fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë problematike, ndërsa një nga konkluzionet e Konferencës ishte se shëndetësia, migrimi, mosbesimi në institucione, lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike janë narrativat kryesore që përbëjnë peizazhin e dezinformatave në Evropë. Ata që qëndrojnë pas tyre gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për përhapjen e tyre, e veçanërisht intensifikohen në periudhat parazgjedhore.

Në kushte të luftës në Ukrainë dhe intensifikimit të përleshjeve në Lindjen e Mesme dhe se si dezinformatat kontribuojnë në nxitjen e konflikteve, Valis shprehet se nën ndikimin e dezinformatave ndaj të cilave janë ekspozuar, qytetarët fillojnë të vënë në dyshim edhe burimet që do të duhet të jenë të besueshme.

“Përpiqen të informohen nga ata që u janë të njohur, në shtetin tim ky është Bi-Bi-Si. Madje edhe një institucioni si Bi-Bi-Si-ja ka qenë në shënjestër të kritikave për arsye se nuk i paraqet të dyja palët në një debat të veçantë ashtu siç duhet. Kështu, njerëzit kanë filluar të vënë në dyshim disa burime që duhet të jenë të mira. Kur një mosbesim i tillë ndodh tek njerëzit, ata i drejtohen burimeve alternative, të cilat, siç e dimë, mund të jenë shumë të rrezikshme”, shprehet Valis.

Thekson se gazetarët në këto kushte të rritjes së mosbesimit dhe audiencës skeptike duhet ta bëjnë punën e tyre shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më cilësore se më parë dhe me këtë rast t’u përmbahen kodeve të gazetarisë.

Në intervistë, Valis flet edhe për zbatimin e Ligjit për lirinë e medias në BE, por edhe për mospërputhjen e tij me Ligjin për shërbimet digjitale. Shprehet se është i kënaqur që me

dispozitat në Ligjin për shërbimet digjitale mundësuan heqjen e menjëhershme të dezinformatave, por Ligji për lirinë e medias ende jep afat prej 24 orësh që diçka të hiqet.

“Tani, kjo mund të ndryshohet me Ligjin për lirinë e medias, i cili do të lejojë një periudhë prej 24 orësh kur bëhet fjalë për mediat. Dhe e pranoj se ka shumë media të përgjegjshme, por çfarë mund të ndodhë në ato 24 orë. Në shtetin tim, themi – gënjeshtrat ngrihen menjëherë, për disa minuta, orë, veçanërisht tani në internet, derisa të vërtetës i nevojiten disa ditë për t’u ngritur, dhe është tepër vonë”, thekson ajo.