4.8 C
Skopje

Vazhdon regjistrimi i popullsisë

Gjithsej 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa janë regjistruar deri në ora 20:00 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave.

Mundësinë për vetë-regjistrim në diasporë e kanë shfrytëzuar 193.982 persona.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zyrtarisht filloi me 5 shtator do të zgjas deri më 30 shtator.