11/12/2024

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot e vazhdon vizitën e punës në Bruksel, në suaza të së cilës merr pjesë në punën e forumit dyditësh “Porta globale”, që filloi dje me pjesëmarrjen e mbi 40-të përfaqësuesve të lartë qeveritar të vendeve anëtare dhe partnerë të BE-së, si dhe të delegacioneve të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat dhe institucioneve financiare, ndër të cilët edhe të Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Është parashikuar zëvendëskryeministri Mariçiq të mbajë edhe brifing me Grupin e punës për zgjerim dhe vende që negociojnë për inkuadrim në BE (KOELA), si dhe takim pune me u.d. drejtoresha e Ballkanit Perëndimor në DG NEAR, Mikela Maturella, në të cilën temë e bisedës do të jetë rrjedha e procesit të skriningut dhe përgatitja e dokumenteve strategjike – Udhërrëfyes, të cilat janë obligimi ynë për hapjen e Klasterit 1 – “Vlerat themelore”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mariçiq dje pati takim me eurokomisarët për zgjerim, buxhet dhe administratë, Oliver Varheji dhe Johanes Han, si dhe me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian (DG NEAR), Gert Jan, Kopman, ndërsa të martën edhe me zëvendësin e drejtoreshës së përgjithshme për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme (EEAS), Marko Makovec dhe me këshilltarin kryesor për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Simon Mordu.