11/12/2024

Ish-kryeministri kinez Li Keqiang ka vdekur nga një atak i papritur në zemër në moshën 68-vjeçare, sipas mediave shtetërore kineze.

“Shoku Li Keqiang, ndërsa ishte me pushime në Shangai, ku kishte qëndruar ditët e fundit, pësoi një atak të papritur në zemër më 26 tetor dhe, pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta ringjallur, vdiq 10 minuta pas mesnatës së 27 tetorit”, njoftoi televizioni shtetëror ÇTV.

Në rrjetet sociale qytetarët shprehin ngushëllimet e tyre dhe faqet e qeverisë janë të lyera me ngjyrë të zezë.

Karriera politike

Li Keqiang kaloi një dekadë të tërë si kryeministër, nga viti 2013 deri në mars të këtij viti.

Edhe pse gjatë karrierës së tij politike Li njihej edhe si kandidat për të marrë drejtimin e Partisë Komuniste Kineze, vitet e fundit presidenti Xi Jinping e ka margjinalizuar gjithnjë e më shumë.

Ai u pa për herë të fundit në publik gjatë një vizite private turistike në Grottoes Mogao, një atraksion turistik në Kinën veriperëndimore.