11/12/2024

Akullorja e skuqur është një nga ëmbëlsirat më të famshme dhe më të njohura kineze!

Si gjithmonë, teksturat luajnë një rol themelor në kuzhinën kineze: një zemër e ftohtë dhe kremoze e mbuluar me një shtresë pandispanjeje të butë.

Për këtë recetë ju mund të përdorni akullore me shijen tuaj të preferuar si edhe të zgjidhni pandispanjën që ju pëlqen.

Sekreti i kësaj recete është të mos nxitoni dhe të respektoni kohën e këshilluar të mbajtjes në frigorifer të përbërësve.

Vetëm në këtë mënyrë do të mund të sillni në tryezë ashtu siç duhet akulloren e skuqur unike dhe të paimitueshme!

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit

  • 200 gr akullore
  • 250 gr pandispanje
  • 200 gr miell
  • 170 g ujë të ftohtë
  • 24 g maja pluhur për ëmbëlsira
  • 1 lugë gjelle vaj susami

Përgatitja

Për të bërë akulloren e skuqur, së pari priteni pandispanjen në feta rreth gjysmë cm të trasha, do t’ju duhen gjithsej 16 feta.

Vendosni 3 feta në pëllëmbën e dorës dhe në qendër vendosni nga një lugë akullore.

Mbulojeni me një fetë tjetër dhe shtypeni butësisht me duar për të formuar një top.

Vazhdoni në këtë mënyrë edhe me pjesën e mbetur të përbërësëve.

Vendosini topat në një tavë, mbulojini me qese kuzhine dhe vendosini në frigorifer.

Lërini të ngurtësohen për të paktën 30 minuta dhe ndërkohë përgatisni brumin.

Në një tas hidhni miellin e më pas shtoni pluhurin për pjekje, vajin e susamit dhe ujin e ftohtë.

Për të përftuar një përzierje homogjene, kremoze dhe pa gunga, këshillohet të përdorni një rrahesë elektrike.

Kur kjo masë të jetë gati, nxirrni nga frigoriferi topat me akullore dhe zhytini një e nga një në të.

Në fund skuqini në vaj të nxehur për 2-3 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Më pas kulloni dhe kalojini në letër thithëse.

Vazhdoni në këtë mënyrë me të gjitha pjesët e tjera dhe shërbejeni menjëherë këtë ëmbëlsirë.

Këshilla

Topthat mund t’i përgatisni paraprakisht dhe t’i lini në frigorifer deri në 7 ditë.

Nëse dëshironi, akulloren e skuqur mund ta spërkasni me sheqer pluhur./AgroWeb.org