-1.2 C
Skopje

Verë e “nxehtë” për Tielemans, skuadra “big” kërkojnë shërbimet e tij

schedule21:33 – 4 Maj, 2022

Lojtari i Leicester Cityt, Yuri Tielemans është kthyer në objektivin e disa skuadrave për sezonin e ri. Paraqitjet e belgut kanë bërë që me skuadrën e “dhelprave” të zhvillojë një sezon të shkëlqyer, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e disa klubeve.

Mesfushori belg ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë në 28 ndeshje të luajtura në Premier League, ku Juventusi dhe Real Madrid janë dy nga skuadrat që këmbëngulin për të siguruar shërbimet e Tielemans.

Por sipas asaj që raporton “Sky Sport UK” në garë për shërbimet e belgut janë futur edhe Arsenal dhe Manchester City.

Tielemans ka një kontratë me “dhelprat” deri në fund të sezonit të ardhshëm, por duke parë interesimin e madh për të, Leicester është i gatshëm ta shesë nëse vjen oferta e duhur, që të mos ta humbasë vitin tjetër me parametër zero. /f.a/abcnews.al