schedule09:43 – 24 Prill, 2022
PSG fitoi titullin kampion një ditë më parë, të dhjetin në histori dhe u barazua me St Etienne.
Braziliani Neymar pas ndeshjes ka folur dhe sigurisht një temë që ka interes është edhe ajo e të ardhmes dhe vërshëllimave të tifozëve.
Ylli i PSG ka qenë shumë i qartë me përgjigjen e tij: “Tifozët do të lodhen duke vërshëllyer… sepse kam edhe tre vite kontratë këtu”.
Neymar është pjesë e PSG që prej gushtit të vitit 2017, kur francezët paguan klauzolën 222 milionë euro te Barcelona dhe vendosën rekordin për transferimin e një futbollisti. / abcnews.al
Neymar sends a message on his future: “The whistles from PSG fans? They will get tired of whistling… because I still have three years left on my contract here”, he told @gemma_soler. 🇧🇷 #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 24, 2022