0.8 C
Skopje

VIDEO/ 7 gola në “Stadio Alberto Picco”, Strakosha fiton “derbin” ndaj Manajt

schedule22:54 – 30 Prill, 2022

Lazio ka arritur të marrë një fitore të vuajtur ndaj Spezias në stadiumin “Stadio Alberto Piço”. Plot 7 gola të shënuar mes dy skuadrave, me Strakoshën që ka arritur të dali fitimtarë ndaj sulmuesit Rey Manaj në derbin e shqiptarëve.

Që në minutën e 9-të u shënua goli i parë nga skuadra vendase e Manajt, pasi Amian i dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa në minutën e 33-të Ciro Immobile do të barazonte shifrat nga gjuajtja e penalltisë.

Vetëm 2 minuta zgjati festa e skuadrës së Sarrit, pasi Agudelo shënoi në minutën e 35-të duke kthyer kështu në epërsi Spezian.

Pas 9 minutash nga fillimi i pjesë së dytë, Lazio përsëri do të barazonte shifrat, por këtë herë do të ishte një autogol nga Provedel që do të rikthente baraspeshën.

Përsëri pas dy minutash skuadra vendase do të gjete golin me anë të Hristov, për rezultatin 3-2, por Milinkovic-Savic 80’ dhe Acerbi në minutën e 90-të do t’i jepnin një fitore spektakolare Lazios në transfertën e Spezias.

/f.a/abcnews.al