12/10/2024

Asani: Padiskutim, nga Kumanova presim fitore bindëse për BDI-në, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi me Ali Ahmetin

Kryetari i degës së Kumanovës, Ridvan Asani, njëherë edhe shef i shtabit për zgjedhjet e dyfishta në një prononcim për indeks.mk ka folur për atmosferën para-zgjedhore në Kumanovë.

Ka folur edhe për rezultatet që pritet të dalin nga këto zgjedhje të dyfishta.

Asani thotë se në dega e BDI-së në Kumanovë ka konsoliduar të gjitha shtabet.

“Padiskutim se nga Kumanova presim një fitore bindëse për Bashkimin Demokratik për Integrim. Si për zgjedhjet presidenciale po edhe ato parlamentare. Kumanova për 22 vite me rradhë e ka dëshmuar, duke filluar para krijimit të BDI-së, si qytetarë që u rreshtuam pas komandantit Ali Ahmeti në luftën e vitit 2001, po edhe pas asaj mbi 22 vite jemi rreshtuar mbrapa politikanit, prijësit të shqiptarëve në RMV, mbështesim politikat e tij, vizionin e tij. Për atë, mendoj se Kumanova pa diskutim është reshtuar pas Ali Ahmetit dhe krah BDI-së sepse besoj se ҫdo qytetarë, jo vetëm Kumanova, nuk mund të rreshtohet pas politikanëve që dalin nga mahallat, politikan të qyteteve, politikan të padëshmuar, qoftë në nivel kombëtarë po edhe ndërkombëtarë. Padyshim edhe kësaj rradhe Kumanova është rreshtuar, sepse nuk ka opsion dhe ekip solide që do ti rrin karshi Ali Ahmetit dhe BDI-së”, tha Asani.

 

Foli edhe për përshtypjen dhe nevojën e qytetarëve me të cilët takohet për do ditë, po edhe për zgjedhjet presidenciale. Sipas Asanit, fitues në garën për president në zonën e Kumanovës është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të Ridvan Asanit dhënë për indeks.mk