9.8 C
Skopje

(VIDEO) Besimi takon kreun e FMN-së, Maqedonia e Veriut do të ketë qasje te mjetet e FMN-së




Ministri i financave Fatmir Besimi ka takuar njeriun e parë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Kristalina Georgieva. “Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike”,  u tha në takimin e njeriut të parë  të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt në Uashington.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Gjatë takimeve, ministri i Financave vuri në dukje se në fokus të politikës fiskale në periudhën e ardhshme do të jetë mbështetja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë, në përputhje me sfidat e imponuara nga kriza e çmimeve dhe energjetikës. Në afat të mesëm, angazhimi i Qeverisë synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore”.

Këtë javë FMN-ja do t’i paraqesë Bordit të FMN-së kërkesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e linjës përkujdesje dhe likuiditetit (PLL). Kjo linjë, siç thuhet në faqen e Fondit, është e dedikuar ekskluzivisht për vendet me ekonomi të shëndoshë dhe politika të shëndosha ekonomike. Vetëm vendet me vlerësime pozitive nga misioni i fundit i FMN-së mund të kualifikohen për të përdorur këtë instrument. Gjithashtu, Fondi vlerëson stabilitetin e politikave ekonomike të praktikuara nga qeveria dhe autoritetet monetare, stabilitetin financiar dhe të dhënat statistikore të publikuara.

Samir Mustafa /SHENJA/