
Drejtori i Institutit për Hulumtime Politike Shkup (IPIS), Vlladimir Bozhinovski, në një deklaratë për Indeks.mk tha se IPIS nuk ka bërë asnjë hulumtim dhe se nuk ka lidhje me të dhënat që ishin vendosur në Ëikipedia, në pjesën për zgjedhjet 2024 të shpalsur nga opozita.
Ka shtuar se këto të dhëna ishin bazuar në një “link” inekzistues me qëllim të manipulimit të opinionit publik.
“Nuk është bërë asnjë hulumtim, sepse siç tashmë e dini, ne kur bëjmë hulumtime e lëshojmë deri tek të gjitha mediat përmes e-mailit tonë, publikohet, ne qëndrojmë pas atij hulumtimi. Kjo është mënyra që në e përdorim tashmë 20 vite. Ajo që ndodhi dje është se dikush ka arritur që në Ëikipedia të shtojë tek pjesa për zgjedhjet 2024 disa të dhëna nga një hulumtim që bazohej në një “link” inekzistues dhe tek e njëjta të vendosë numra të caktuar dhe të paraqesë të njëjtën si sondazh të zhvilluar nga IPIS”, tha Bozhinovski.
Ai gjithashtu theksoi se reagimi i IPIS ka qenë i menjihershëm dhe se lajmi i rremë është tërhequr dhe është publikuar edhe demanti.
“E njëjta ishte marrë nga disa mediume në gjuhën shqipe, por reagimi jonë ishte I shpejtë dhe lajmi në mënyrë profesionale u tërhoq dhe u publikua edhe demanti. Pyetja që parashtrohet tash është se kujt realisht i duhet të bëj punë të tilla, por aty nuk mund të përgjigjem”, tha Bozhinovski.