-1.2 C
Skopje

VIDEO/ “E pres në gjyq!”, Donald Veshaj reagon për herë të parë pasi Fifi paralajmëroi padi


schedule13:52 – 30 Prill, 2022

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pasi Fifi paralajmëroi një padi ligjore kundër tij pas batutës që bëri lidhur me momentin ku ra pa ndjenja në Big Brother. “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”, thotë ai.

Mirëpo, krejt papritur në video shfaqet Fifi, e cila është ulur në një tryezë me Donaldin. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi”, thotë Donaldi me ironi ndërsa shton më pas” Dhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”

Me këtë video ata kanë treguar se janë ende miq. Megjithatë, ende nuk dihet nëse gjithë kjo ka qenë një lojë apo ka patur në të vërtetë pakënaqësi dhe se janë sqaruar tashmë.