16.8 C
Skopje

VIDEO/ Godet tifozen me top, anglezin e New York RB s’e lënë as të kërkojë falje

schedule13:52 – 4 Shtator, 2022

Dru Anthony Yearwood nuk i ka përmbajtur nervat në duelin e humbur nga New York Red Bull kundër Philadelphia.

Mesfushori anglez, në nerva e sipër, goditi fort një top pranë këndit dhe fati i keq i tij ishte që topi përfundoi në fytyrën e një tifozeje.

Dru e kuptoi gabimin e bërë dhe u mundua ta ndreqte, por tentativa për të kërkuar falje nuk shkoi si duhet.

Mesfushori shkoi drejt tifozes, por një djalë, po tifoz i New York RB, e ndaloi atë ta takonte vajzën.

Për të mos mjaftuar kjo, Yearwood mori më pas edhe një karton të verdhë, që ishte i dyti për të dhe la fushën e blertë. / abcnews.al