7.8 C
Skopje

VIDEO/ Kriza e Ukrainës: Maqedonia e (pa) rrezikuar drejtpërdrejtë , por me pasoja të tjera

Disa qytetarë mendojnë se Maqedonia rrezikohet nga lufta Ukrainë-Rusi, e disa të tjerë mendojnë se shteti ynë nuk rrezikohet nga lufta që tashmë gjashtë ditë po zhvillohet në shtetin e Ukrainës.

Disa qytetarë të pyetur nga Indeks.mk thonë se përpos se rrezikohet nga lufta, rrezikohet edhe nga kriza që do të lë pas lufta. Ata thonë se pas këtij konflikti, në RMV do të vazhdojë rritja e çmimeve të cilët tashmë janë ngritur.

E disa të tjerë thonë se shteti ynë nuk rrezikohet nga kjo luftë,sepse territorialisht jemi larg vatrës se luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase, por thonë se çmimet do të rriten.

Ndryshe, tash më gjashtë ditë me urdhër të presidentit rus, Vlladimir Putin, në territorin e Ukrainës po zhvillohen luftime të ashpra, ushtarët rus po tentojnë pushtimin e kryeqendrës, Kievit. Për t’u përballur me ushtarët rusë, Ukraina ka vendosur që të ndalojë largimin nga vendi për meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç. E pushkën në dorë për të mbrojtur vendin e ka marrë edhe vetë presidenti aktual, Zelenski dhe pararendësi i tij, Poroshenko,  kryetari i Kievit, boksieri i njohur, VlladimirKliçko dhe shumë personalitete të tjera, ministra, deputetë, intelektualë…