0.8 C
Skopje

(VIDEO) Mickoski thirrje Qeverisë që t’i pranojë kërkesat e sindikatës




Ende nuk dihet nëse të martën do të vazhdoj greva ose do të filloj procesi edukativo-arsimor.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së i bënë thirrje Qeverisë që t’i pranoj kërkesat e Sindikastës së Arsimit dhe të martën nxënësit të kthehen në shkollë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Unë apeloj që të arrihet marrëveshje një orë e më herët dhe nga e martja të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banka. Qeveria duhet të pranoj kërkesat e SASHK dhe jo me sindikalistin e tyre të preferuar, cili e ka dëshmuar se sa është besnik ndaj politikave fillimisht të Zoran Zaevit, e tani të Kovaçevskit dhe të tjerët t’i shkurtojnë vjedhjet dhe harxhimet dhe t’i plotësojnë kërkesat e SASHK-ut, të mësimdhënësve, të të punësuarëve në kopshte dhe nxënësit të marten të kthehen në shkollë”.

Mësimdhënësit për dy javë rresht kanë mbajtur grevë, përshkak se Qeveria nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për rritjen e pagave prej 18%. Nga pushteti atyre u kanë ofruar rritje të pagave prej 10%, por kjo ofertë për SASHK-un ka qenë e pa pranueshme. Së fundmi, nga Qeveria duke u thirrur në ligjin për grevë, thonë se për këtë muaj arsimtarëve nuk do u jepen pagat, por vetëm do ju paguhen kontributet. Poashtu nga Ministria e Arsimit kanë thënë se orët e humbura gjatë grevës, do duhet që pastaj të zëvendësohen.

Emine Ismaili /SHENJA/