3.8 C
Skopje

(VIDEO) Policia punon për kapjen e autorëve të vrasjes së fundit në Çair




Gjatë  mbrëmjes së djeshme në një çajtore, afër shkollës fillore Imri Elezi në komunën e Çairit, dy sulmues të armatosur me pushkë automatike, janë futur brenda dhe kanë filluar të gjuajnë në drejtim të një tavoline ku janë plagosur 3 persona, ndërsa njëri nga të plagosurit nuk ka aritur  t’i shpëtojë plagëve të rënda dhe ka ndërur jetë në spital.

MPB

“Nga të shtënat me armë zjarri është lënduar rëndë J.I. (47) nga Shkupi, i cili është dërguar në kompleksin klinik Nënë Tereza, ku rreth orës 22:20 ka ndërruar jetë. Po ashtu, plagë kanë marrë edhe M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit Shën Naumi i Ohrit.

Ndërkaq, nga Prokuroria Publike infromojnë   se mbrëmë prokurori publik kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes në Çair dhe informojnë se  Prokuroria ka siguruar video incizime nga vrasja në Çair.

PROKURORIA PUBLIKE

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe urdhër për autopsi të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet e video vëzhgimit të objekteve përreth”.

Nga MPB thonë se ekipet policore kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit. Samir Mustafa /SHENJA/