0.8 C
Skopje

(VIDEO) Reagon MPJ bullgare: Nuk e kuptojmë fushatën antibullgare




Ministria e Jashtme e Bullgarisë është përfshirë në debatin e ditëve të fundit rreth figurës së Ivan Mihajllovit, emrin e të cilit e mbanë qendra kulturore e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme bullgare përmes një komunikate me shkrim thekson se nuk e kuptojnë fushatën antibullgare që po frymëzohet edhe nga zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, sipas tyre.

MPJ E BULLGARISË
“Jemi të habitur nga qëndrimi i ashpër i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin fqinj ditëve të fundit lidhur me hapjen e klubit pranë Shoqatës Kulturore Qendrore ‘Ivan Mihajllov në Manastir”.

Diplomacia bullgare thotë se në Shkup historia po interpretohet gabimisht me tendencë, gjë që është edhe arsyeja e kontestit bilateral në radhë të parë.

MPJ E BULLGARISË
“Përsëri jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë,e nxitur nga partitë parlamentare politike, përfaqësues të opinionit dhe bashkësisë akademike. Brengosës është fakti që po bëhen përpjekje Bullgaria dhe populli bullgar padrejtësisht të krahasohen me fashizmin. Përhapja e interpretimeve tendencioze të gabuara të historisë është pikërisht një nga arsyet se pse kemi marrëveshje për fqinjësi dhe formuam komisionin e përbashkët për çështje historike. Nevojitet të bëhet hapërim i vërtetë për temat e ndjeshme në historinë tonë”.

Gjatë ditës së djeshme, presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë replikuar lidhur me rolin e Ivan Mihajllovit në histori. Presidenti bullgar Rumen Radev tha se akuzat për fashizëm nuk qëndrojnë, ndërsa u kundërpërgjigj se pikërisht në territor të Maqedonisë së atëhershme, dhjetëra mijëra bullgarë janë vrarë nëpër kampe përqendrimi. Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski u përgjigj duke i quajtur deklaratat e Radevit janë gënjeshtra për qëllime politike. /SHENJA/