-0.2 C
Skopje

VIDEO/ “Shihemi në gjyq”, Fifi dhe Donaldi vazhdojnë “kërcënimet” ndaj njëri-tjetrit


Ndërsa Donaldi tha se ishte gati të përballej me Fifin në gjykatë pas paralajmërimit se do ta padiste, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit. Aktori i humorit postoi një video në rrjete sociale ku shprehej se “po bëj gati avokatët e mi” dhe se “ia them publikisht që e pres në gjyq”.

Gjithçka ishte një ironi për atë që ka qarkulluar në orët e fundit, pasi ai ishte në tavolinë bashkë me Fifin. Pas aktorit ka reaguar dhe këngëtarja, e cila shprehet: “Unë e pashë deklaratën që ka bërë Donaldi, po më vjen mirë që e ka marrë seriozisht këtë punë.

LEXO EDHE: VIDEO/ “E pres në gjyq!”, Donald Veshaj reagon për herë të parë pasi Fifi paralajmëroi padi

Unë kam kontaktuar avokatin, letrat janë gati kështu që…”, thotë ajo ndërsa Donaldi, i cili është pranë saj, thotë se “Edhe i bën mirë moj se si është njeri me dy fytyra, njeri që i shfrytëzon njerëzit”. “Shihemi në gjyq së shpejti!”, përfundon Fifi.

 

Kujtojmë që gjithçka nisi nga një skeç që Donaldi bëri me Mozzik-un në emision. Teksa i tregonte reperit shtëpinë e Big Brother, ndalet dhe te vendi ku këngëtarja humbi ndjenjat. Këngëtarja reagoi mbrëmë duke thënë se do t’i padiste vëllezërit Veshaj.

Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja ka reaguar në mënyrë impulsive në ato momente dhe është sqaruar më pas me Donaldin apo ka qenë një shaka nga ana e të dyve. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për këtë të fundit, mund të themi se ia arritën që të bëjnë sërish “zhurmë” në rrjet.

/abcnews.al