Policia ka arrestuar një 46 vjeçar nga fshati Murtinë i Strumicës, pasi ai ka kultuvuar marihuanën. Ministria e Punëve të Brendshme tregon se personi me iniciale J.P. në një vend të improvizuar në hyrje të fshatit Murtinë, ka mbjellë maruhuanë.
MPB
“Gjatë orës 09:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Gereno’, në fshatin Murtinë, zyrtarët policorë, kanë zbuluar vend të improvizuar për rritjen e marihuanës, ku janë gjetur 62 saksi të mbjella me marihuanë, me lartësi prej 30-50 centimetra. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është vërtetuar se saksitë janë në pronësi të J.P.”
Pas zbulimit të këtij vendi, policia ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e tij dhe në hapsira të tjera, me ç’rast ka gjetur edhe gjëra të tjera të kundërligjshme.
MPB
“Në koordnimin me prokurorin publik nga PTHP Strumicë dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, është kryer bastisje në shtëpi dhe në hapsira të tjera tek J.P. ku janë gjetur 187 fara të kanabisit, 20 plumba, mbushje baruti me shenja m-49, vaj kanabisi, disa rrënjë kanabisi në lartësi prej 20-25 cm, fishekzjarre, detektorë metali, 18 monedha të vjetra dhe një sasi e madhe parash”.
MPB njofton se J.P. është dërguar në stacion policor dhe kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Emine Ismaili /SHENJA/