1.8 C
Skopje

VIDEO/ Tonali nderon Milan, Strakosha mposhtet në minutat shtesë

schedule22:45 – 24 Prill, 2022

Milan mori një fitore të rëndësishme përballë Lazios, pasi Tonali arriti të shënonte një gol në minutat shtesë të takimit, për t’i dhënë 3 pikët kuqezinjve të Stefano Piolit në “Olimpico”

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Ciro Immobile, i cili që në minutën e 4-të të takimit arriti të shënonte në portën e kuqezinjve, me pjesën e parë që do të mbyllej në favorin e Lazios.

Pjesa e dytë do të niste me gol për skuadrën e Stefano Piolit, pasi në minutën e 50-të barazohen shifrat dhe Oliver Giroud do të mposhte portierin Thomas Strakosha.

Skuadrat provuan deri në fund të shënonin golin e fitores, i cili erdhi nga të besuarit e Piolit vetëm në minutën e 90+3 nga Tonali, i cili në këtë mënyrë nderon skuadrën e tij dhe e rikthen në vendin e parë në klasifikim me 2 pikë më shumë se Interi.

Lazio nga ana tjetër mbetet në vendin e 6-të në klasifikim me 56 pikë, po aq sa Fiorentina e vendit të 7-të.

/f.a/abcnews.al