11/12/2024

Vijon sot dita e dytë e ngjarjes Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, e cila edhe këtë vit mbahet në Mavrovë, me ç’rast Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive ka përzgjedhur 80 të rinj nga kandidatët që kishin aplikuar në konkursin e shpallur ditë më parë.

 

Siç është e njohur, kjo shkollë dhe Peace Festival-i janë dy aktivitete kyç të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, praktikë kjo e filluar nga viti i kaluar.

Të rinjtë pjesëmarrës për zhvillimin e këtyre temave do të jenë në interaksion me ligjërues nga institucione dhe universitete të ndryshme, të cilët bashkarisht trajtojnë tema aktuale politike, që nga Marrëveshja e Ohrit, vlerat demokratike dhe sundimi i së drejtës, demokracia konsenzuale, decentralizimi në fokus të integrimit të komuniteteve, rëndësia e anëtarsimit në BE për zhvillimin dhe sigurinë, fazat e integrimit në BE dhe integrimi përmes pajtimit, e deri te sfidat e reja gjeopolitike me agresionin në Ukrainë.

Ashtu siç informuan ditë më parë dhe nga Ministria, ligjërues në ediiconin e dytë të këtij evenimenti janë përzgjehdur emrat më të dalluar nga bota akademike dhe politike në vend.

Aktiviteti përmbyllës i “Peace Forum Dialogue” është Peace Festivali i cili do të mbahet më 13 gusht në sheshin Skenderbeu në Shkup, ku do të performojnë emrat më aktual të muzikës moderne shqiptare.

Të gjithë pjesëmarrësve, pas përfundimit të Shkollës për liderë të Rinj, në një solemnitet që do të organizohet në Qeveri, kryeminisitri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëkryeministri i parë,Artan Grubi, do t’u ndajnë certifikata./indeks.mk