05/10/2024

Viti i ri shkollor 2023/2024 për nxënësit në Maqedoninë e Veriut ka nisur me entuziazëm dhe me shumë risi.

Pas punës disa mujore dhe vendimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky 1 shtator i gjen nxënësit dhe mësimdhënësit me kushte bashkëkohore në shkolla.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se për më pak se një vit pagat në arsim janë rritur për 18,4 për qind, ndërsa nga shtatori do të rritet për 10 për qind shtesë, duke plotësuar kështu një premtim zgjedhor pjesë e platformës së BDI-së, që mësimdhënësit të kenë paga më të dinjitetshme dhe kushte moderne për punë, poashtu gjatë ditës së djeshme u ndanë dhe 45 vendime për disa mësimdhënës mentor.

Përveç pagave, në shumë shkolla është investuar në sigurimin e mjeteve bashkëkohore për mësim, përfshirë paisje për laboratore, klasa, hapësira sportive si dhe të ngjajshme, për të mundësuar kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit, teksa lajmi i javës ishte dhe lëshimi në përdorim i shkollës së Vizbegut, me kapacitet për 300 nxënës.

Nxënësit poashtu janë furnizuar me kohe dhe me tekstet shkollore, pasi ditë më parë filloi dhe procedura e pranim-dorëzimit të librave nëpër shkollat e vendit, ndërsa gjatë shtatorit do të shpërndahen dhe materialet shtesë që janë në proces të miratimit.

Risi për nxënësit është dhe pushimi pranveror.

Sipas metodës së re, prej më 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar, ndërsa periudhën nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror.

Viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa pushimet verore do të nisin nga 18 qershori dhe do të mbarojnë më 31 gusht 2024. /Indeks.mk