03/10/2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup në një deklaratë me shkrim për portalin Indeks.mk thotë se nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë: “ngjarjet i kemi parë të padobishme”.

“Ngjarjet I Kemi Parë Të Padobishme Dhe Ju Referojmë Në Ambasadën E SHBA-Së Në Prishtinë Për Koment”, Thonë Nga Ambasada Për Indeks.Mk

Vizita e Kryeministrit Kurti ngjalli shumë reagime në opinionin vendas dhe në rajon, ndërsa vlerësohet që agjenda të huaja e shfrytëzojnë këtë moment për të acarruar dhe dëmtuar procesin e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë.

Ndryshe, vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës – Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë është cilësuar si lokale me ftesë të komunave. Zyra e kryeministrit – Dimitar Kovaçevski, po ashtu e ka konsideruar si një vizitë “private”.(Indeks.mk)