3.8 C
Skopje

Vizita e Xhaferit në Ukrainë, Ahmeti: Ukrainës iu vra liria!

Vizita e që krye-parlamentari, Talat Xhaferi bëri në Ukrainë, vend ky i cili është nën agresion është i mirë, kështu vlerëson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke shtuar se në Ukrainë bëhen vizita nga kryeministra në një vend që është në luftë me superfuqi.

Ai shtoi se fitorja është në anën e Ukrainës dhe liria do të fitohet.

“Kam biseduar me Talat Xhaferin, janë veprime goxha të mira dhe më thotë të bëhen vizita nga kryeministra në një vend që është në luftë me superfuqi, Ukraina është përballë një agresioni dhe luftë e padrejtë, ata njerëz kishin moral të lartë dhe vetë morali që tregojnë ata dihet se fitorja është në anën e Ukrainës dhe liria do të fitohet askush nuk mund ta vrasë. Nëse NATO është në luftë edhe ne jemi në luftë, NATO nuk është agresor dhe nuk marrin vendime folklorike, nëse Rusia i shpall NATO-s luftë atëherë 30 vende janë në luftë”, tha Ahmeti.