11/12/2024

Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri vizituan sot Koviktin e studentëve në Tetovë. Në fjalën e rastit Xhaferi tha se ky konvikt është më i riu në shtetin tone dhe I ka plotësuar nevojën e kahmotshme të studentëve që Studiojnë në Tetovë. Ndërsa ministri Jeton Shaqiri, theksoi se MASH do të vazhdojë investimin për përmirësimin e kushteve edhe në konviktet e tjera. Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se me ndihmat plotësuese financiare janë bërë edhe pagesat për studentët të cilët udhëtojnë nga qytete të ndryshme.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar qëndrojnë rreth 300 studentë, konvikti studentor i Tetovës është konvikti më i ri shtetëror i studentëve në vendin tonë dhe me këtë është plotësuar një nevojë e kahmotshme e studentëve që studiojnë në universitetin e Tetovës”.  02:12”Rrethë 30.000 studentë fitojnë vakët studentor ndërsa 6500 studentë pranojnë bursa studentore”, tha Talat Xhaferi.

“Vazhdimisht po vazhdojmë të punojmë për kushte dhe standard më të mirë për të gjithë studentët duke rritur bursat studentore duke u munduar për të përmirësuar kushtet në të cilët janë të vendosur studentët nëpër konvikte, ky konvikt ka rreth 300 studentë të cilët janë të përfshirë me kushtet më moderne të cilat i posedojnë ky konvikt. Ashtu do të vazhdojmë edhe për konviktet tjera ku janë rreth 4.000 studentë të cilët janë të vendosur në konvikte”, tha Jeton Shaqiri./tvklan.mk