3.8 C
Skopje

Vizitoi Lvivin, Angelina Jolie e prekur nga historitë e fëmijëve të evakuuar


schedule20:16 – 1 Maj, 2022

Pas një vizite të papritur në një kafene në Lviv të shtunën, janë zbuluar më shumë detaje rreth udhëtimit të Angelina Jolie.

Aktorja u takua me ukrainas të zhvendosur duke përfshirë fëmijë që u plagosën në sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk. Të paktën 52 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën stacionin ndërsa njerëzit prisnin të hipnin në trenat e evakuimit.

Guvernatori rajonal i Lviv Maxim Kozytski konfirmoi vizitën e Jolie në Telegram, duke shtuar se “ajo ishte shumë e prekur nga historitë e fëmijëve”.

Jolie takoi gjithashtu njerëz në stacionin e trenit të qytetit, duke përfshirë vullnetarë që po ndihmonin të evakuuarit.

Lviv, në perëndim të Ukrainës, është bërë  qendër për qindra mijëra njerëz që ikin nga pjesë të tjera të vendit. /abcnews.al