8.8 C
Skopje

Vladimir Putin: Plani për të na goditur ekonomikisht dështoi

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një deklarate në Shën Petërburg deklaroi se planet e vendeve perëndimore për të mbytur ekonomikisht Rusinë dështuan.

Sipas kreut të Kremlinit, sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë nuk kanë ndonjë ndikim të madh për momentin.

Më herët gjatë ditës, Rusia vendosi të ndalojë furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, duke kërcënuar se një gjë të ngjashme do ta bëjë dhe me vendet e tjera jomiqësore.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian propozoi pezullimin e të gjitha taksave për produktet ukrainase që eksportohen në vendet e BE. Në propozim përfshihet heqja e të gjitha masave dhe taksave në fuqi dhe për çelikun ukrainas.

“Kjo është një masë shumë e rëndësishme që i garanton Ukrainës një tregti pa taksa”, u shpreh zv/presidenti i KE, Valdis Dombrovskis.