22/01/2025

“Sloboden Peçat”, gazeta e përditshne në gjuhën maqedonase raporton se kërkesat e VLEN-it janë “zhdukur” nga programi Qeveritar.

Në një lajm të publikuar në “Sloboden Pecat”, thuhet se VLEN, nuk do të insistojë në hapjen e Kushtetutës dhe heqjen e 20% për të cilën kërkesē ka insistuar sa ka qenë opozitë.

Duke u mbështetur në informaxionet e publikuara në lajmin e lartë përmendur, VLEN nuk do tē kushtëzojë formimin e Qeverisē me këtë.

Jo vetëm nga kushti i lartë përmendur, sipas “Sloboden Pecat”, VLEN ka hequr dorë edhe nga Kushti i fushatës për të zgjedhur presidentin në Kuvend.

Kusht ky që do të lehtësonte zgjedhjen e një presidenti shqiptae, të cilën VLEN edhe e ka propaguar në fushatën zgjedhore, duke kopjuar BDI-në, por hoqi dorë nga e njejta ende pa u formuar Qeveria.