schedule17:54 – 10 Gusht, 2022
Vllaznia luan sot kundër Dinamos në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Të dyja skuadrat vazhdojnë përgatitjet në prag të kampionateve, ndërsa kanë vendosur të testojnë skuadrat bashkë prej orës 18:00.
Për ndeshjen e sotme trajneri Mirel Josa ka menduar të bëjë ndryshime nga ndeshja kundër Craiovas, që tashmë është lënë pas. Kështu bie në sy se do aktivizohet si titullar Flori Spahija, që luan si mbrojtës i majtë.
19-vjeçari shkodran shihet me perspektivë për të ardhmen, ndërsa mbetet për t’u parë si do shkojë e ardhmja me fanellën kuqeblu. Kujtojmë se ka dhënë kontributin e tij dhe për Shqipërinë U-19. Më poshtë mund të shihni formacionin e plotë të Vllaznisë.
VLLAZNIA: Zogoviç; Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Latifi, Jonuzi, Marku, Boshnjaku, Hoxha, Kaina.