Sulmet seksiste ndaj grave në politikë nga ana e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski vazhdojnë.
Konferencat për shtyp të VMRO dhe zëdhënësit të saj Naum Stoilkovskit duket se janë bë arenë sulmesh ndaj grave.
Krahas sulmeve të shumta që ai dhe VMRO kanë bërë ndaj grave të njohura në politikë dhe ekran, këtë herë theks të veçantë i kanë vënë një gruaje të re shqiptare, moderatore e cila po bulizohet pamëshirshëm nga zëdhënësi i VMRO DPMNE Stoilkovski, e këtë herë për një punësim si administratore e thjeshtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Por Besmira nuk do të jetë e fundit ndaj të cilës po bëhet sulm dhe bulizim pasiqë më herët ata sulmuan edhe Nina Angelovskën të cilën e quajtën Nina Group, Bisera Stojcevskën të cilën e quajti atë terroriste skelesh, Sanja Lukarevska e cila e akuzoi për avancim në politikë për shkak të miqësive personale, tashmë në sulm e ka deputeten Monika Zajkova të cilën e akuzon për vikend shtëpizën në Mavrovë.
Pse Stoilkovski merret vetëm me gratë gjatë konferencave për shtyp? Ai i sulmon verbalisht. I njohur për shprehjet shoviniste dhe seksiste ndaj ish-ministres Nina Angelovska, të cilën e quajti Nina Grupirovka, duke aluduar për sulm ndaj nderit të saj si grua…
Tani viktima e fundit e tij është deputetja Monika Zajkova për shtëpinë e saj të verës në Mavrovë, pse kishte një shtëpi verore, sikur të ishte diçka e tmerrshme?!
Stoilkovski duhej të kërkojë falje për këto gabime që bën sepse është shumë e tmerrshme nga ana e tyre se si i bulizojnë publikisht femrat përmes konferencave për shtyp pasiqë ua gjykojnë karakterin sepse fundja është punë e tyre.
VMRO duhet të distancohet nga kjo politikë dhe bulizëm politik sepse këtë bulizëm ato ia bëjnë gjithësecilit duke mos u distancuar që nga koha e Gruveskit dhe këtë ua bëjnë nesër gjithësecilit që nuk përshtatet me politikat e tyre.