20/05/2025

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka mbledhur më së shumti donacione në llogarinë e saj në vitin 2015.

Kështu thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit nga kërkrimet e bëra në internet.

Në vitin 2015 VMRO-DPMNE ka mbledhur 1.48 milionë euro nga donacionet.

Gjithsej 3675 individë dhe dy kompani i dhuruan partisë mjete financiare.

Pjesa më e madhe e parave, ose 73 për qind e totalit të donacioneve, janë dhënë në vetëm 12 ditë.

Në raportin e vitit 2015 figuron poashtu dhe llogaria e partisë maqedonase në pushtet LSDM, tek e cila janë derdhur 12.096 euro nga gjithsej 473 donatorë, por shumica e emrave janë përsëritur disa herë.