Kuvendi ka filluar procedurën për shkarkimin e ministrit, Fatmir Mexhiti, i cili në arsyeshmërinë e tij qytetarëve ju drejtua vetëm në gjuhën maqedonase dhe harroi gjuhën shqipe.
I çuditshëm është fakti se në mbrojtje të Mexhitit janë ngritur 36 deputet të VMRO-DPMNE-së.
E i pari në mbrojtje të Mexhitit doli deputeti që publikisht njihet si një nga më nacionalistët në rradhët e VMRO-së, Antonio Milloshovski.
Kujtojmë, pasi të përfundojnë fjalimet e 36 deputetëve të VMRO-së dhe mbështetësve të Taravarit, pritet votimi për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe pastaj edhe shkarkimi i Ministrit Azir Aliu.
Kërkesën për shkarkim të ministrave në Qeveri e bënë zyrtarisht nga ASH-ja që më pas të njëjtën kryeministri Xhaferi ta dorëzojë në Kuvend.