09/12/2024

Gjatë tërë ditës në Kuvend është zhvilluar një diskurs i pa precedent.

Në seancën ku po diskutohet shkarkimi i Ministrit Fatmir Mexhiti deri më tani kanë folur afërsisht 30 deputet, të gjithë nga VMRO-DPMNE, të cilët me mish e shpirtë kanë mbrojtur Arben Taravarin dhe “cimerin” e tij, Fatmir Mexhitin.

Ky duket një veprim mirë i koordinuar mes Taravarit dhe Mickoskit sepse diskutant i vetëm që i është bashkëngjitur në foltore deputetëve të VMRO-së ka qenë mbështetësi tjetër i Mexhitit dhe Taravarit, Halil Snopçe.

Kujtojmë, në mesditë kur edhe u hap debati për shkarkimin e Mexhitit ishin plotë 36 deputet të VMRO-së që kërkuan fjalën, me qëllim stërzgjatjen e seancës plenare./indeks.mk/