03/10/2024

“Ndryshimet në kodin penal të miratuara nga qeveria nuk janë gjë tjetër veçse amnisti për të gjitha krimet që BDI-ja dhe LSDM-ja i kanë kryer në 7 vitet e fundit në dëm të qytetarëve. Po ashtu me këto ndryshime struktura të caktuara synojnë të krijojnë përçarje në opozitë, duke i paraqitur si diçka për të cilën tashmë është dakorduar Zoti”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Kjo tezë ra në ujë, pas intervistës së Ali Ahmetit, në të cilën ai theksoi se bashkë me Kovaçevskin dhe Gruevskin i kanë negociuar këto ndryshime. Për të bërë ndryshime kushtetuese, qeveria ka plan që t’i premtojë Nikolla Gruevskit mosndëshkim kriminal në Hungari, në mënyrë që ai të kthehet, ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Kuvend. Kjo është shpresa nga e cila merr optimizmin qeveria kur thotë se ndryshimet kushtetuese janë të mundshme. Është e qartë se kjo kryesi e VMRO-DPMNE-së nuk ka asnjë lidhje me amnistinë që kaloi në Kuvend”, thonë nga partia.

“VMRO-DPMNE dënon këto lojëra prapaskenash, të cilat kanë për qëllim shpëtimin e atyre që kanë kryer krime, në dëm të popullit. Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese”- deklarojnë nga VMRO-DPMNE.