14/01/2025

Një person është vrarë pasditen e së martës në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e braktisur të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen që ndodhi në një lokal, derisa i dyshuari është në arrati.

Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim Tush Frrokun, 48-vjeçarin, i cili dyshohet për vrasjen.
Sipas Policisë, i dyshuari për vrasje gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës ka grabitur veturën nga një qytetar dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit. Vetura është gjetur më pas e braktisur në fshatin Kosh të Istogut.

Përmes komikatës për media, Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën ‘Leonard Palucaj’ – Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dërguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”, thuhet aty.

Derisa përmes një njoftimi policia ka publikuar fotogafinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur atë./21Media