13/07/2024

Të paktën 21 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj Rripit të Gazës të pushtuar dhe të bllokuar.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionë luftarakë izraelitë gjatë natës kryen sulme ajrore ndaj qytetit Rafah dhe rajonit Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Të paktën tetë palestinezë, përfshirë tre fëmijë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit të vendbanimeve me sulme ajrore të avionëve luftarakë izraelitë kundrejt Rafah dhe Deir Al-Balah.

Tre persona nga familja Es-Sayyid dhe pesë nga familja En-Nahhal humbën jetën si pasojë e shënjestrimit të shtëpive në Rafah nga avionët luftarakë izraelitë.

Ndërkohë thuhet se të paktën pesë palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin e Izraelit në një kopsht fëmijësh në rajonin Al-Zawaida ku ishin të strehuar personat e zhvendosur.

Të vdekurit dhe të plagosurit u transportuan në spitalin “Dëshmorët e Aksasë” në Deir Al-Balah

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës prej 7 tetorit të vitir 2023 e deri më tani, janë vrarë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra nga gjithësej 27.840 palestinezë. Po ashtu, si të plagosur janë regjistrzar 67.317 palestinez. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.