Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste me Christiane Amanpour të CNN, tha se raportet e Uashingtonit për grumbullimin e trupave serbe në kufirin me Kosovën “nuk ishin plotësisht të sakta”. Ai tha se ata vlerësojnë raportet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe institucionet tjera të Shteteve të Bashkuara, por raportet ishin të pasakta.
Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se ishte e shqetësuar për grumbullimin e artilerisë së avancuar serbe pranë kufirit të Kosovës. Vuçiq tha se numri i trupave serbe në kufi është zvogëluar dhe se ata kanë de-përshkallëzuar situatën.
“Ne gjithmonë dëgjojmë dhe kemi dëgjuar gjithmonë kur partnerët tanë na kërkonin të de-përshkallëzonim një situatë dhe ne e bëmë këtë herë, megjithëse nuk kishte arsye për një shqetësim të madh, sepse nuk kishim nevojë për asnjë lloj lufte, asnjë një lloj përplasjeje me NATO-n”, shtoi ai.